Policia e Shtetit ka referuar materialet në Prokuroria e Korçës për një rast aksidenti me mjet bujqësor në fshatin Cangonj, në zonën e Devollit.
Sipas njoftimit, shtetasi A.M., 55 vjeç, teksa drejtonte një traktor pa targë në tokat bujqësore të fshatit, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka rënë në një kanal.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka pësuar dëmtime dhe është transportuar në spital për mjekim. Autoritetet bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga verifikimet rezultoi gjithashtu se 55-vjeçari nuk posedonte leje drejtimi për mjetin bujqësor që po drejtonte.
Ndaj tij ka nisur procedimi penal për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, ndërsa materialet janë dorëzuar për vijimin e hetimeve.
