Një automjet është përfshirë nga zjarri në Tiranë. Automjeti siç shihet nga pamjet ka marrë flakë plotësisht.

Ekipet zjarrfikëse kanë mbërritur dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Dyshohet se si pasojë e një defekti teknik ka marrë flakë, gjatë lëvizjes, automjeti me drejtues shtetasin D. L., 61 vjeç.

 

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 05.08.2026, rreth orës 22:10, në rrugën “Dritan Hoxha”, dyshohet se si pasojë e një defekti teknik ka marrë flakë, gjatë lëvizjes, automjeti me drejtues shtetasin D. L., 61 vjeç.

Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb