Burime nga Teherani raportojnë për një përshkallëzim të ri në Ngushtica e Hormuzit, duke akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për sulme ndaj anijeve civile që, sipas tyre, kanë shkaktuar vdekjen e pesë personave. Sipas këtyre burimeve, pretendimet e Uashingtonit se objektivat i përkisnin Gardës Revolucionare iraniane janë të pavërteta. Autoritetet iraniane këmbëngulin se anijet e goditura ishin civile.
Në të njëjtën kohë, Teherani pretendon se disa shkatërrues amerikanë tentuan të hynin në ngushticë me radarë të fikur. Sipas versionit iranian, sapo pajisjet u aktivizuan, anijet u zbuluan dhe u identifikuan nga forcat detare iraniane, të cilat reaguan me të shtëna paralajmëruese. Këto veprime, sipas tyre, përfshinë përdorimin e dronëve dhe raketave paralajmëruese, duke detyruar mjetet luftarake amerikane të tërhiqen nga zona. Autoritetet iraniane kanë lëshuar gjithashtu paralajmërime të forta, duke deklaruar se çdo përpjekje tjetër e forcave amerikane për të hyrë në Ngushtica e Hormuzit do të konsiderohet shkelje e armëpushimit ekzistues.
Ndërkohë, kryetari i parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, akuzoi SHBA-në dhe aleatët e saj se kanë rrezikuar sigurinë e transportit detar dhe të energjisë në rajon përmes bllokadës dhe veprimeve ushtarake. “Në Ngushticën e Hormuzit po krijohet një ekuilibër i ri. Ruajtja e status quo-së është e patolerueshme për Amerikën, dhe ne ende nuk kemi filluar”, u shpreh ai në një reagim publik. Nga ana tjetër, presidenti amerikan Donald Trump ka shpallur iniciativën “Projekti Liria”, një mision detar që synon të hapë kalimin në ngushticë duke shoqëruar anijet tregtare me mjete ushtarake amerikane.
Situata në këtë pikë kyçe të transportit global të energjisë mbetet tejet e tensionuar, ndërsa rreziku për përplasje të drejtpërdrejtë mes palëve vijon të rritet.
معادلهٔ جدید تنگهٔ هرمز در حال تثبیت است. امنیت کشتیرانی و ترانزیت انرژی به دست آمریکا و متحدانش با نقض آتشبس و اعمال محاصره به خطر افتاده است؛ البته شرّشان کم خواهد شد.
خوب میدانیم که استمرار وضع موجود برای آمریکا غیر قابل تحمل است؛ درحالی که ما هنوز حتی شروع هم نکردهایم.
— محمدباقر قالیباف | MB Ghalibaf (@mb_ghalibaf) May 5, 2026
