Kryeministri britanik Keir Starmer ka deklaruar se përpjekjet e Iranit për të destabilizuar shoqërinë britanike “nuk do të tolerohen”.

Në Samitin e zhvilluar në Downing Street, u diskutua se sitrajtohet antisemitizmi në rritje në Mbretërinë e Bashkuar, pas sulmit terrorist të javës së kaluar.

Ndërkohë, dy burra hebrenj u goditën me thikë në Golders Green të mërkurën. Starmer nënvizoi se qeveria ka vendosur masa shtesë të sigurisë.

“Siguria është thelbësore, por kjo nuk mjafton. Ne duhet të merremi edhe me forcat që e nxisin këtë urrejtje në radhë të parë, kështu që po përballemi me to drejtpërdrejt. Një nga linjat e hetimit është nëse një shtet i huaj ka qenë pas disa prej këtyre incidenteve. Ne po hetojmë, sigurisht, të gjitha mundësitë dhe jemi të qartë se këto veprime do të kenë pasoja nëse kjo vërtetohet. Mesazhi ynë për Iranin, ose për çdo vend tjetër që mund të kërkojë të nxisë dhunë, urrejtje ose përçarje në shoqëri, është se kjo nuk do të tolerohet”, ka thënë ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: