Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për shtetasin italian Giovanni Telesco, i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i parave”.

Në kuadër të të njëjtit hetim, gjykata ka vendosur gjithashtu sekuestro mbi kompaninë “Euro-Beton 2005”, si dhe mbi llogaritë bankare të saj dhe ato personale të Telesco-s.

Ndërkohë, organet ligjzbatuese vijojnë punën për zbardhjen e plotë të çështjes dhe dokumentimin e aktivitetit të dyshuar financiar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb