Vetëm pak ditë larg sfidës deçizive ndaj Real Madrid, që mund të kurorëzojë Barcelonës si kampione të këtij sezoni në La Liga, në Spanjë vijon të prodhojë lajm e ardhmja e Marcus Rashford. Sulmuesi anglez ka zhvilluar një sezon pozitiv gjatë huazimit, me 13 gola dhe 12 asistime në 46 ndeshje, duke lënë përshtypje të mira.

Sipas marrëveshjes me Manchester United, Barcelona ka një opsion blerjeje prej 30 milionë eurosh, ndërsa kushtet e kontratës afatgjatë tashmë janë të përcaktuara. Megjithatë, vendimi final pritet të vijë nga trajneri Hansi Flick, i cili mund të zgjedhë ta mbajë në skuadër, ose të kërkojë një tjetër huazim për të fituar kohë në vlerësim.

Ndërkohë, në horizont shfaqet konkurrenca e fortë nga Premier League. Arsenal po ndjek nga afër situatën e Rashford dhe e ka vendosur atë në listën e objektivave për krahun e majtë të sulmit, ndaj në këto kushte tek Barça do duhet të nxitojnë për të marrë vendimin përfundimtar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb