Festë dhe polemika në Milano, ndërsa merkatoja nis të ndizet. Marcus Thuram ishte një nga figurat qendrore në festimet për titullin e 21-të të Inter. Sulmuesi francez tërhoqi vëmendjen me një postim viral në rrjetet sociale, ku ironizoi Antonio Conten duke përdorur shprehjen e famshme “Tani… fillon vallëzimi”, një detaj që ndezi entuziazmin e tifozëve zikaltër dhe bëri xhiron e rrjetit.
Nga festa në fushë, te lëvizjet në merkato: Liverpool pritet të jetë një nga protagonistët kryesorë të verës 2026, në një fazë rinovimi të skuadrës. Në qendër të vëmendjes janë Alisson Becker dhe Curtis Jones, që janë në dalje nga “The Reds” dy emra që kanë tërhequr interesin e klubeve italiane.
Juventus kërkon siguri mes shtyllave dhe sheh te Alisson një profil me eksperiencë ndërkombëtare, i cili mund të rikthehet në Serie A pas eksperiencës me Roma. Bardhezinjtë janë gati të bëjnë një ofertë konkrete për portierin Brazilian, ndërkohë që edhe Inter e sheh si pasuesin ideal pas largimit të Sommer.
Në krahun tjetër, zikaltrit synojnë të rifreskojë mesfushën dhe ka rikthyer interesin për Curtis Jones, mesfushorin e talentuar anglez, i cili shihet si një investim për të ardhmen në një repart që mund të pësojë ndryshime.
