Vetëm dy ditë pas ngjarja tragjike ne Durrës, dy aksidente janë regjistruar në rrugën që e lidh Spitallën me Porto Romanon.
Banoret kanë ngritur shqetësimin dhe kanë bërë ankesa për sinjalistikën e munguar dhe për faktin se nuk ka patrulla të policisë.
Ndërkohë problematike mbetet situata në rrugën “Azem Hajdari”, vetëm 100 metra larg vendit ku ndodhi aksidenti tragjik, ku investimi i lënë në gjysmë ka bërë që të përdoret vetëm njëra korsi. Në kë zonë nuk ka as sinjalistikë dhe as ndriçim.
