Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia e Kukësit. I riu u kap nga autoritetet duke parkuar në mënyrë të parregullt duke penguar edhe lëvizjen e lirë të automjeteve. Gjithashtu gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën 2 armë të ftohta (mjet prerës dhe dorezë metalike), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, arrestuan në flagrancë shtetasin E. Z., 29 vjeç, banues në Kukës. Ky shtetas, duke parkuar në mënyrë të parregullt automjetin e tij, në qytetin e Kukësit, ka penguar lëvizjen e lirë të automjeteve të tjera. Gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën 2 armë të ftohta (mjet prerës dhe dorezë metalike), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb