Disa banorë të Arapajt në Durrës kanë deklaruar se po përballen me një situatë shqetësuese. Revolta e tyre, vjen pas tragjedisë së ndodhur të dielën ku një aksident u mori jetën dy të miturive dhe një tjetër u plagos i pasojë e përplasjes nga një automjet.

Banorët e kësaj zonë kanë protestuar këtë të mërkurë dhe kanë hedhur akuza ndaj një familje në zonën e Arapajt në Durrës, pasi theksojnë se është kthyer në një makth për ta.

Banorët që kanë dalë në protestë thonë se konfliktet me këtë familje janë të llojeve të ndryshme, por ato që i shqetësojnë më shumë janë lëvizja me shpejtësi në rrugicat e ngushta të lagjes, manovrat e rrezikshme me automjete që vënë në rrezik fëmijët, si dhe konfliktet verbale dhe fizike.

“Unë kam problem. Ai vjen me shpejtësi, konfliktohet me djalin dhe me nusen, na kërcënon, xhiron këtu. Jam e kërcënuar për fëmijët. Ku të shkoj unë, po m’i shtypi ata? Kam një tufë kalamajsh para derës”, thotë një banore.

Gjithashtu kanë treguar se u rrezikohen fëmijët nga një 22-vjeçar dhe se ditët e fundit kanë pasur përplasje me familjen e tij dhe të motrën. Denoncimet për këtë çështje theksojnë banorët kanë qenë të vazhdueshme.

Ata kanë treguar se 22-vjeçari dhe motra e tij 20 vjeç ‘kjo e fundit vazhdon studimet për efektive policie, por dy javë më parë ka plagosur me thikë komshien dhe e kanë rrahur brutalisht për parkim. 20 familjet i kanë denoncuar me dhjetëra herë, pa marrë zgjidhje konkrete. Në këto kushte apeli i tyre i drejtohet institucioneve, që të mos përsëritet tragjedia e 3 majit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb