Është mbyllur java e 35-të e “Abissnet Superiore”, ku të gjitha ndeshjet u luajtën pasditën e sotme në orën 16:00.
Egnatia triumfoi 2-0 ndaj Partizanit, duke i nxjerrur përfundimisht të kuqtë nga gara për Final Four. Një fitore minimale, por shumë e rëndësishme, arriti edhe Tirana që mposhti 1-0 Vllazninë në “Selman Stërmasi”.
Në Ballsh, Bylisi mori një fitore me peshë 2-1 ndaj kryesuesve të AF Elbasanit. Ndërkohë, Dinamo City dhe Vora ndanë pikët në një barazim 2-2. Blutë e Dinamos siguruan matematikisht pjesëmarrjen në Final Four.
Në Vlorë, përballja direkte mes Flamurtarit dhe Teutës u mbyll në barazim 1-1.
Pas javës së 35-të, AF Elbasani kryeson me 62 pikë, i ndjekur nga Vllaznia me 60 pikë dhe Egnatia me 57 pikë. Në vendin e katërt renditet Dinamo City me 49 pikë, ndërsa Partizani mbetet në ndjekje me 45 pikë.
