Trajneri i Vorës, Arjan Bellai tregoi këndvështrimin e tij pas barazimit 2-2 me Dinamon.

“Siç është kampionati, jo vetëm tani, pika për ne ka qenë shumë e vlefshme. Sot dhe më e vlefshme. Dua të përgëzoj çunat, sidomos për pjesën e dytë. E përgatitëm ndeshjen 4-2-3-1 në pjesën e parë, duke mbyllur më shumë mesfushën dhe nuk ia arritëm. Nuk ishim të parët në markime, nuk lexonim lojën e kundërshtarit, hëngrëm dy gola për fajin tonë.

Pjesën e dytë me ndërrimet të Karricës dhe Dakës, freskuam krahët duke futur Zunën në qendër dhe Bardhin. Dua të përgëzoj për pikën që morëm me një ndër ekipet më të mira, që luan futbollin me tranzicionet më të vështira. Dinamo ishte ekipi që nuk kishim marrë pikë akoma, për këtë dua t’i përgëzoj çunat.

Hedhja e dorashkës ndaj Bylisit? Shqipëria e vogël, të gjithë i kemi miq. Nuk ka as dorashka. Secili luan për ekipin e tij dhe jep maksimumin. Ne do japim maksimumin në fushën tonë, prandaj kemi bërë të githë rrugën për të marrë pikët e plota me Ballshin. Duhet të luftojmë, të gjakosemi për këtë ndeshje.

Të dyja ndeshjet që kemi bërë, dhe javën e parë dhe me Egnatian, kemi luajtur 4-3-3. Ishte gabimi im me 4-2-3-1 që e filluam ndeshjen, duhet të markonim me 8. Ia arritëm në pjesën e dytë me Zunën nga brenda. Duke kaluar Bardhin si mbrojtës të djathtë dhe Dakën. Dua të përgëzoj Dakën, bën kilometrat më të shumta. Është nga lojtarët që trajneri e do”, u shpreh Bellai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: