Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku është ndalur sërish te raporti i PE për çështjen e integrimit të Shqipërisë në BE. Ajo tha se 300 amendamente tregojnë se sa keq është Shqipëria.
“Dyshoj që kolegët e mi socialistë të kenë lexuar raportin e PE për Shqipërinë, Ato janë shqetësime që opozita për 1 vit me radhë i ka shprehur. 300 amendamente, kaq problem është bërë Shqipëria. Kaq problem është bërë krimi i organizuar, imuniteti i Belinda Ballukut, zgjedhjet e lira apo dhe ligjet pa konsuyltim. Nuk ka proces transparent të integrimit. Çfarë problemi ka qe të diskutohet për integrimin në BE?! Çfarë problemi ka që ky Kuvend nuk ka bërë asnjë seancë, zero raportime. Duhet reflektim se kush ka qenë pengesa, ta përdorë dhe për të parë se c çfarë duhet bërë më mirë. Unë e di se vendimet e tyre kanë pengesa. Opozita është këtu, gati që të japë kontributin e vetë. Beson te procesi i integrimit. Sa herë që ngrini kartonin kundër, e ngrini kundër integrimit në BE.”, tha ajo.
