Të shtunën një protestë kombëtare është paralajmëruar sërish nga tubimi i ditës së sotme përpara Kryeministrisë. Shqiptarët qëndrojnë të bashkuar në revoltën e tyre dhe kërkojnë largimin e Edi Ramës. Protestuesit ftuan qytetarët nga i gjithë vendi t’i bashkohen tubimit të radhës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“Një mesazh shumë të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët. Të gjithë të shtunën më datë 27 qershor kemi protestën e radhës kombëtare. Ftojmë shqiptarët nga të gjitha qytetet të bashkohen në mënyrë masive për të treguar forcën e popullit shqiptar. Mos harroni se kur Shqipëria administrative është mirë, është më mirë edhe Kosova dhe Ilirida. Ne nuk jemi këtu për ta dorëzuar shtetin shqiptar, por për ta bërë më të mirë. Data 27 qershor është protestë kombëtare për t’ju thënë këtyre se ju erdhi fundi. Rama në burg, Berisha në burg”, tha ai.

Ish-luftëtari i UÇK, Meçan Zotaj iu përgjigj akuzave të kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla lidhur me kontributin e shqiptarëve nga Shqipëria gjatë luftës në Kosovë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb