Në 7 maj të vitit 1996, në liqenin e Prespës u regjistrua një prej tragjedive më të dhimbshme që ka prekur zemrat e shqiptarëve.

14 jetë të pafajshme ,nxënësit dhe mësuesi i tyre nga kjo shkollë, në Starovë të Pogradecit u shuan tragjikisht në ujërat e liqenit, teksa udhëtonin së bashku në një varkë të vetme.

Pas 30 vitesh nga tragjedia e rëndë e liqenit dhimbja e prindërve mbetet po aq e fortë sa ditën kur humbën fëmijët e tyre ata ende sot vijojnë të kërkojnë drejtësi dhe dëmshpërblim për humbjen e fëmijëve të tyre.

Nëna e Enkelejda Berberit, Shpresa Berberi, kujton se vajza e saj ishte vetëm 15 vjeçe dhe nxënëse e vitit të parë. Ajo tregon se fillimisht nuk kishte dashur ta lejonte të shkonte në ekskursion, por vajza ishte nisur bashkë me nxënësit e vitit të katërt.

Edhe Hava Latollari, nëna e Arti Latollarit, thotë se familjet janë ndjerë të harruara nga institucionet përgjatë këtyre 30 viteve. Sipas saj, 14 familjet kanë kërkuar vazhdimisht dëmshpërblim nga shteti, pasi fëmijët ndodheshin në një aktivitet të organizuar nga shkolla.

Brenda shkollës e cila mban emrin e 14 engjëjve është ngritur edhe një klasë muze, ku ruhen fotografi, kujtime dhe dëshmi të jetës së fëmijëve dhe mësuesit që nuk u kthyen më nga ekskursioni shkollor.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb