Agjencia Britanike e Sigurisë Shëndetësore (UKHSA) njoftoi se një tjetër rast i dyshuar i hantavirusit është identifikuar te një shtetas britanik.
Rasti ka të bëjë me ngjarjen e ndodhur në anijen turistike në Atlantikun Jugor.
Raportohet se është një pasagjer që ndodhet në ishullin Tristan da Cunha, ndërsa më parë dy shtetas britanikë u konfirmuan si të infektuar si pjesë e monitorimit të përhapjes së infeksionit në anijen turistike “MV Hondius”, raportoi Reuters.
