Ambientalisti Sazan Guri mbajti një fjalim të fortë, në protestën e 102-të para kryeministrisë.
Ai u shpreh se ky shesh është magjik, ndërsa theksoi se të gjithë duhert të jenë të bashkuar dhe të lënë mënjanë hatërmbetjet e vogla.
“Qytetarë, ditët të mbanit një protestë, por më shumë një qëndresë. Kjo është rezistencë qytetare. I ngjan një sheshi të madh.
Mblidhet populli. Ne i themi bashkoheni drejt këtij dyreku. Ky është flamur, siç valëvitet çdo ditë mbi kokën tonë.
Kijeni parasysh, se profesorat që janë në shesh, se si duhet të trokasim tek profesorat e tjera. Jemi si asnjëherë tjetër, në këtë ditë të keqe. Bijtë e saj nuk duhet të kursehen më.
Hera-herë më vjen në mendje fjala e një nënë mirditore, dynjaja mbi ju dhe ju me sho-shoq. Kauza është më e rëndësishmja, ajo na mbledh, na organizon dhe na bën të harrojmë zënkat. Ky është shesh magjik, bajrak, magjik”, tha Sazani.
