Mbështetës të Partisë Demokratike do të zbresin në sheshin para Kryeministrisë pas disa momentesh për të zhvilluar protestën e radhës kundër qeverisë së drejtuar nga Edi Rama dhe për të kërkuar qeverinë teknike.

  • foto galeri

Edhe pse më parë është raportuar nga selia blu se protesta e sotme nuk do të ketë fjalime, PD ka improvizuar një mini-podium para Kryeministrisë.

Ende është e paqartë nëse do të mbahet ndonjë fjalim i mirëfilltë nga kjo strukturë, apo ajo do të shërbejë për të tjera qëllime të protestës.

Kujtojmë se po ashtu është raportuar se protesta e sotme do të zhvillohet në formën e marshimit, mënyrë kjo e ndjekur edhe më parë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb