Palestinezë dhe vrapues nga vende të ndryshme të botës morën pjesë në edicionin e 10-të të Maratonës Ndërkombëtare të Palestinës, e cila u zhvillua pas një ndërprerjeje dyvjeçare për shkak të luftës mes Izraelit dhe Hamasit.
Maratona nisi të premten në qytetin e Betlehemit, ndërsa paralelisht u organizua edhe një garë simbolike në Rripin e Gazës. Gara e plotë prej 42.195 kilometrash filloi në orët e para të mëngjesit, me pikënisje pranë Kishës së Lindjes në qendër të Betlehemit.
Pamjet e transmetuara nga mediat ndërkombëtare treguan pjesëmarrjen e personave me aftësi të kufizuara, të prekur nga lufta, duke e kthyer aktivitetin në një simbol të rezistencës dhe shpresës.
Koordinatorja e maratonës, Itidal Abdul Ghani, deklaroi për agjencinë turke Anadolu se eventi i këtij viti kishte si mesazh kryesor “unitetin e atdheut”.
Në kuadër të aktivitetit, në Gazën qendrore u zhvillua edhe një garë prej 5 kilometrash, nga Ura Wadi Gaza drejt veriut. Organizatorët realizuan gjithashtu një maratonë virtuale në periudhën 17-21 prill, ku morën pjesë mbi 5,000 persona nga 88 vende të botës.
Sipas organizatorëve, numri total i pjesëmarrësve në të gjitha aktivitetet e lidhura me maratonën kaloi 13 mijë persona, përfshirë 2,523 vrapues në Gaza dhe rreth 1,000 pjesëmarrës të huaj nga 75 shtete.
Palestinians take part in a MARATHON despite claims of a ‘genocide’ and ‘famine.’
Thousands of Palestinians took part in races in both Bethlehem and Gaza. pic.twitter.com/RwoGvn70B5
— Oli London (@OliLondonTV) May 9, 2026
The tenth Palestine International Marathon has been run in the occupied West Bank city of Bethlehem, with a parallel race held in Gaza after a two-year hiatus caused by Israel’s war on the besieged enclave.
— in pictures https://t.co/Ia2OTPXQf9 pic.twitter.com/qE5ZFEWAP2
— Al Jazeera English (@AJEnglish) May 8, 2026
