Një incident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Aeroportin Ndërkombëtar të Denverit në SHBA, ku një avion i kompanisë Frontier Airlines, që po përgatitej të nisej drejt Los Angelesit, dyshohet se ka zvarritur një person në pistë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:15 me orën lokale, në momentin kur avioni po kryente procedurat e ngritjes. Sipas komunikimeve të publikuara nga kulla e kontrollit, piloti raportoi se një nga motorët kishte marrë flakë dhe se tymi kishte depërtuar brenda avionit, duke kërkuar menjëherë evakuimin emergjent të pasagjerëve.

Për arsye sigurie, 224 pasagjerët dhe 7 anëtarët e ekuipazhit u evakuuan në pistë përmes rrëshqitëseve të emergjencës. Kompania Frontier Airlines deklaroi se po bashkëpunon me autoritetet aeroportuale dhe institucionet përkatëse për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit, ndërsa shprehu keqardhje për ngjarjen. Fluturimi me avionin Airbus A321 ishte planifikuar të mbërrinte në Los Angeles pak pas mesnatës, por udhëtimi u shty dhe u riprogramua për mëngjesin e së shtunës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: