Kosova po hyn në një cikël të ri zgjedhor, i cili pritet të kulmojë më 7 qershor 2026. Pas dështimit të zgjedhjes së presidentit brenda afateve kushtetuese, Vjosa Osmani ka njoftuar një “bashkim të madh” me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).
Analisti Dritëro Arifi, në një lidhje live në “Neës24 Fundjavë” me Megi Latifin, ka komentuaur situatën ndërsa ka paralajmëruar se “sekrete” priten të zbulohen në fushatë, duke pasur parasysh faktin që ish presidentja Vjosa Osmani dhe Albin Kurti kanë bashkëpunuar gjatë dhe dinë shumë gjëra për njëri-tjetrin.
“Kurti para pak kohësh tha që presidenti është vetëm një noter në qeverisje, pra kryeministri ka të gjithë detyrat ekskluzive dhe qeveria është ajo që vendos çdo gjë duke qenë se jemi republikë parlamentare. Humbësi më i madh në realizimin e projekteve
Pritet një “fërkim” që në nisje të fushatës sepse Osmani dhe Kurti dinë gjithçka për njëri-tjetrin. Dinë pikat e forta dhe të dobëta dhe sekretet e premtimet që u kanë dhënë perëndimorëve. Do të dalin gjëra që mund edhe të na suprizojnë, për mua jo për mirë. Mendoj që ka të bëjë me lëvizje politike që duhet të ishin bërë por nuk janë bërë. Ndërkohë nëse Kurti nuk arrin të marrë deputetet e mjaftueshëm në dhjetor mund të mbahen sërish zgjedhje”, tha ai.
