Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari, ka reaguar në rrjetet sociale pas mbijetesës së KF Tiranës në Kategorinë Superiore, duke e cilësuar skuadrën bardheblu si “fituese morale” të këtij sezoni.
Përmes një postimi në Facebook, Hajdari u shpreh se Tirana përfaqëson më shumë sesa një klub futbolli, duke e konsideruar simbol të kryeqytetit dhe identitet të qytetarëve të saj.
“KF Tirona është Kala! Sot është një gëzim i madh për të gjithë qytetarët e Tiranës dhe sidomos për qytetarët autoktonë të saj. Sepse Tirona nuk është thjesht një klub futbolli, por është identitet, markë dhe simbol i kryeqytetit”, shkroi ai.
