Të paktën 13 persona humbën jetën të martën si pasojë e sulmeve izraelite në tre zona të jugut të Lebanit, njoftoi Ministria libaneze e Shëndetësisë.

Sipas autoriteteve, pesë persona u vranë gjatë bombardimeve izraelite në qytetin e Nabatieh. Mes viktimave ndodheshin edhe dy anëtarë të shërbimit të Mbrojtjes Civile.

Në qytetin Zibqin, disa kilometra më larg, katër persona të tjerë humbën jetën, përfshirë një ushtar dhe një shtetas sirian.

Ndërkohë, në Bint Jbeil, katër civilë – mes tyre një grua dhe një fëmijë – u vranë nga një tjetër sulm izraelit, ndërsa 12 persona mbetën të plagosur.

Sipas bilancit më të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë së Libanit, para sulmeve të fundit të paktën 380 persona janë vrarë dhe 1,122 të tjerë janë plagosur nga bombardimet izraelite që prej 17 prillit, datë kur u shpall armëpushimi.

Nga ana tjetër, Israel ka deklaruar se pesë ushtarë izraelitë janë vrarë gjatë luftimeve në jug të Libanit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb