Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjigantit rus të tregtisë elektronike Wildberries, duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale. Sipas autoriteteve ruse, nga sulmi ka humbur jetën një person, ndërsa disa të tjerë janë plagosur. Ngjarja vjen vetëm pak ditë pas një tjetër goditjeje ndaj të njëjtës kompani, ku mbetën të vrarë punonjës të turnit të natës.
Presidentja dhe drejtoresha ekzekutive e Wildberries, Tatyana Kim, bëri të ditur se punonjësit në qendrat logjistike të kompanisë në qytetet Krasnodar dhe Nizhny Novgorod u evakuuan pas sulmeve. Guvernatori i rajonit të Stavropolit, Vladimir Vladimirov, deklaroi se një kompleks deposh në zonën e Nevinnomyssk u përfshi nga flakët pas një sulmi me dron. “Një kompleks magazinash mori flakë pas një sulmi me dron”, shkroi ai në Telegram, duke shtuar se disa persona kërkuan ndihmë mjekësore.
Ukrainian attack drones struck a second distribution center/warehouse for the Russian e-commerce giant Wildberries in Nevinnomyssk this morning, setting it ablaze.
Half of Wildberries largest 10 distribution centers have been destroyed in the last week. pic.twitter.com/7XPqEutsVu
— OSINTtechnical (@Osinttechnical) July 22, 2026
Ndërkohë, qendra operative e koordinimit raportoi se një sulm masiv ndaj një kompanie në Armavir shkaktoi një viktimë dhe rreth dhjetë të plagosur, por nuk konfirmoi nëse objektivi ishte pikërisht Wildberries. Sulmi i fundit vjen pas atij të së shtunës, kur dy depo të mëdha të kompanisë u goditën, duke shkaktuar vdekjen e tetë punonjësve dhe zjarre që dëmtuan rëndë objektet. Që prej nisjes së luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, të dyja palët kanë intensifikuar sulmet ajrore ndaj territoreve të njëra-tjetrës. Goditjet me dronë dhe raketa janë shtuar ndjeshëm muajt e fundit, duke shkaktuar një numër në rritje viktimash dhe dëmesh edhe mes popullsisë civile.
