Zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance ka deklaruar se po bëhet përparim në negociatat me Iranin për t’i dhënë fund armiqësive.

Kjo deklaratë e tij, vjen vetëm 24 orë pasi Presidenti Donald Trump e hodhi poshtë si “të papranueshëm” propozimin e fundit nga Teherani.

“Mendoj se po bëjmë përparim. Por pyetja themelore është: a po bëjmë përparim të mjaftueshëm në mënyrë që të mos e kalojmë vijën e kuqe që ka vendosur presidenti?” u tha Vance gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Ai theksoi se Presidenti Trump kërkon që të sigurohet që Irani të mos ketë kurrë një armë bërthamore

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: