Ministria e Jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe i ka hedhur poshtë si “të pabaza” raportet për një vizitë të mëparshme sekrete të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Zyra e kryeministrit izraelit zbuloi të mërkurën se Netanyahu vizitoi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe u takua me presidentin e tyre gjatë luftës kundër Iranit. Sipas deklaratës, takimi i mëparshëm sekret i Netanyahut me Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan çoi në “përparim historik” në marrëdhëniet midis dy vendeve.
Një burim i njohur me çështjen tha se të dy udhëheqësit u takuan në Al Ain, një oaz pranë kufirit me Omanin, më 26 mars. Takimi i tyre zgjati disa orë, shtoi ai. Emiratet e Bashkuara Arabe janë një nga vendet e pakta arabe që mbajnë marrëdhënie diplomatike me Izraelin, të cilat u normalizuan në vitin 2020 me Marrëveshjet e Abrahamit, një arritje diplomatike e mandatit të parë të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Ndërkohë, Wall Street Journal raportoi më herët sot se shefi i Mossadit, David Barnea, vizitoi Emiratet të paktën dy herë gjatë luftës për të koordinuar veprimet e të dy palëve.
Thuhet se Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë koordinuar një sulm ndaj një objekti të madh petrokimik iranian.
Është një nga vendet e pakta arabe që mban marrëdhënie diplomatike me Izraelin, të cilat u normalizuan në vitin 2020 me Marrëveshjet e Abrahamit, një arritje diplomatike e mandatit të parë të Donald Trump.
Të martën, ambasadori i SHBA-së në Izrael zbuloi se shteti hebre kishte dërguar sisteme dhe personel të mbrojtjes ajrore “Iron Dome” për t’i operuar ato në Emiratet e Bashkuara Arabe. Deklarata nga zyra e Netanyahut nuk e konfirmoi këtë informacion. Emiratet u vunë nën zjarr iranian pothuajse çdo ditë gjatë luftës që shpërtheu më 28 shkurt, me sulmin e përbashkët SHBA-Izrael ndaj Iranit.
Pas armëpushimit, Abu Dhabi raportoi disa herë se ishte sulmuar nga raketa dhe dronë me origjinë nga Irani.
