Pas titullit në Kroaci, Arbër Hoxha feston edhe në Kupë, me sulmuesi kuqezi që mbyll një sezon fantastik me Dinamo Zagreb. Gjigandi kroat bëri për vetë edhe trofeun e dytë sezonal duke triumfuar 2-0 në finale përballë Rijeka. Arbër Hoxha u hodh në fushë në minutën e 63-të pasi Dinamo Zagreb kishte mbyllur llogaritë me Rijeka.
Për fat të keq, Arbër Hoxha nuk ishte në maksimumin e tij në këtë fund sezoni duke e bërë të ardhmen të paqartë. Prej kohësh flitej për një transferim të tij në Poloni, tek ekipi i Widzew Łódź, aty ku aktivizohet edhe Juljan Shehu, por drejtori sportivi i këtij klubi hodhi poshtë këtë opsion duke theksuar se Arbër Hoxha nuk bën pjesë në planet e tyre.
Pavarësisht këtij fakti, Arbër Hoxha vijon të ketë shumë admirues në Evropë dhe emri i tij pritet të jetë prezent gjatë merkatos së verës.
