Kushtrim Voka zyrtarizoi sot largimin nga Partizani. Vendimi ishte surprizë, pasi kishte tre vite që punonte në klubin e kuq. Gjatë gjithë kohës qëndronte si trajner i portierëve, ndërsa në këtë edicion kontribuoi edhe si video analist.

Në stafin e Oltijon Kërnajës mbante kështu postin e video analistit, ndërsa edhe ishte trajner portierësh. Kërnaja reagoi me një postim përmes rrjeteve sociale, pas njoftimit të Vokës për largimin e tij.

“Më i miri”, shkruan Kërnaja që e shoqëron me një foto nga derbi në stadiumin “Air Albania”. Kujtojmë se vetë Kërnaja u largua pas sfidës me Tiranën, që u humb me rezultatin 2-1.

Screenshot 2026-05-14 182947

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: