Arti Papajani është shkarkuar nga detyra e drejtorit të Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, me vendim të ministres së Shëndetësisë, Evis Sala.

BalkanWeb mëson se në vend të tij është emëruar Ilir Topi, i cili do të marrë drejtimin e institucionit në vijim.

Arti Papajani ishte emëruar në krye të FSKDSH në shtator të vitit 2025, po nga ministrja Sala. Ende nuk janë bërë publike arsyet zyrtare të largimit të tij nga detyra.

Ndryshimi në Fondin e Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor vjen në një kohë kur ky institucion ka një rol kyç në menaxhimin e financave dhe shërbimeve të sistemit të sigurimit shëndetësor në vend.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb