Në konferencën për shtyp para ndeshjes së fundit të Bundesligës kundër FC Köln, trajneri i Bayern Munich u pyet për mundësinë e grumbullimit të portierit të skuadrës së tij, Neuer, nga përfaqësuesja e Gjermanisë.

“Gjithmonë mendoj për kolegun tim Julian Nagelsmann. Ai është nën një presion të madh tani për të përgatitur skuadrën për Kupën e Botës. FC Bayern është skuadra kampione e Gjermanisë dhe ne kemi portierin më të mirë gjerman. Kjo thotë gjithçka”, tha Kompany.

Kujtojmë që ende nuk është publikuar lista e Gjermanisë, me këtë të fundit që me siguri do të dalë në këtë periudhë. Mbetet të shihet nëse do jetë Neuer apo jo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb