Situata është tensionuar para Kuvendit, ku protestuesit kanë hedhur vezë në drejtim të forcave të policisë dhe kanë tentuar të çajnë gardhet metalike të vendosura përreth perimetrit të sigurisë.
Gjatë përplasjeve mes protestuesve dhe efektivëve, një punonjës policie është dëmtuar në kokë. Në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë për t’i dhënë ndihmën e nevojshme.
Kjo është protesta e 54 kundër Ramës dhe qeverisë së tij.
