Shitjet e armëve nga SHBA drejt Tajvanit mbeten një “gur themeli” për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon. Kështu deklaroi zëvendësministri i Jashtëm tajvanez, Çen Ming-çi. Në një prononcim për mediat, Çen tha se Tajpei do të vazhdojë komunikimin me Uashingtonin për të ndjekur zhvillimet lidhur me marrëveshjet ushtarake dhe furnizimet me armë.

Deklarata vjen pasi presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi Tajvanin që të mos ndërmarrë hapa drejt shpalljes formale të pavarësisë.

Në një intervistë për Fox News, të regjistruar para largimit të tij nga Kina, Trump deklaroi se SHBA nuk dëshiron të inkurajojë një shpallje të pavarësisë nga Tajvani. “Ne nuk duam që askush të thotë: ‘Le të shpallim pavarësinë sepse Shtetet e Bashkuara na mbështesin’”, tha Trump.

Presidenti amerikan shtoi gjithashtu se ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar në lidhje me shitjet e ardhshme të armëve për Tajvanin, një çështje që vazhdon të mbetet burim tensioni mes Uashingtonit dhe Pekinit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: