Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka ndarë një lajm të bukur me publikun gjatë një koncerti në qendër të Tiranës, duke zbuluar se është në pritje të fëmijës së dytë. Gjatë performancës, artistja u shpreh me emocione se nuk kishte qenë vetëm në skenë atë mbrëmje.
“Nuk jam e vetmja që kam performuar këtu në skenë… kam qenë vetë e dyta”, tha ajo, duke lënë të kuptohej lajmin për shtatzëninë, ndërsa publiku shpërtheu në duartrokitje dhe brohorima. Më tej, Zeqiri shtoi se ky është një nga momentet më të bukura për ta ndarë me fansat, duke treguar se djali i saj, Daskan, do të bëhet vëlla i madh.
“Ky është momenti më i bukur për me tregu se Daskani ka me u bo vëlla i madh…”, u shpreh ajo në skenë.
Kujtojmë se në korrik të vitit 2025, Dafina Zeqiri dhe partneri i saj Kreshnik Gjergji u bënë prindër për herë të parë me lindjen e djalit të tyre. Lajmi për zgjerimin e familjes është pritur me shumë entuziazëm nga fansat e artistes.
