Një dron ukrainas është rrëzuar pranë njësive energjetike të centralit bërthamor të Zaporizhia Nuclear Power Plant, i cili ndodhet nën kontrollin rus në juglindje të Ukrainës.
Lajmi u bë i ditur nga administrata e centralit e vendosur nga Rusia, e cila theksoi se incidenti nuk shkaktoi shpërthim apo dëme në infrastrukturë.
Sipas menaxhmentit të centralit, aktiviteti në impiant vijon normalisht dhe nuk ka rrezik për sigurinë bërthamore pas rrëzimit të dronit. Po sot një dron ukrainas sulmoi një ndërtese apartamentesh në Belgorod, ku u plagosën 9 persona.
