Të paktën 13 persona kanë humbur jetën nga sulmet ajrore izraelite në një qytet në Liban. Mes viktimave u raportua edhe për gjatë fëmijë.
Ndërsa sulmet vijojnë, frika për një fushatë të re ushtarake izraelite po rritet në Liban, pavarësisht një armëpushimi të rënë dakord në qershor për t’i dhënë fund luftimeve midis ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut.
Sipas ushtrisë izraelite, Hezbollah nisi dy dronë të armatosur gjatë natës kundër ushtarëve pranë kreshtës Ali al-Taher, një varg kodrash në Libanin juglindor ku besohet se grupi ka ndërtuar një kompleks ushtarak nëntokësor.
