Humbja e Vllaznisë përballë Dinamos ka komplikuar ndjeshëm shanset e kuqebluve për titullin kampion, duke bërë praktikisht një finale që duhet fituar me çdo kusht secilën nga dy ndeshjet e radhës të kuqebluve. Por duhet theksuar se për shkodranët, një situatë e tillë ishte disi e “paralajmëruar”.

Kuqeblutë e kanë nisur fazën ”Final Four” me një formë jashtëzakonisht të keqe, duke fituar vetëm një nga 5 ndeshjet e fundit që kishin luajtur, më saktësisht atë me Flamurtarin e rënë nga kategoria. Por mbi të gjitha, me një repart sulmi që linte shumë për të dëshiruar.

Mjafton të shohësh 10 ndeshjet e fundit në sezonin e rregullt, ku Vllaznia kishte shënuar vetëm 6 gola, duke qenë skuadra më e dobët e Superiores në fazën realizuese në këtë periudhë kohe. Fakti se ekipi i dytë më i dobët në realizimin e golave në 10 ndeshjet e fundit ishte Teuta me 10 të tillë, tregon qartësisht problemin me të cilin Vllaznia shkonte drejt “Final 4” dhe që u shfaq në ndeshjen ndaj dinamovitëve, ku kuqeblutë rrallëherë u dukën si një kërcënim serioz në fazën ofensive.

Ky është handikap i madh për shkodranët që kanë pretendime për titullin dhe për të cilin Martini duhet të gjejë zgjidhje të menjëhershme për të mos rrezikuar që të shuhet ëndrra 25-vjeçare pa mbërritur të ndeshja finale e mini-turneut.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb