MLS ka rinisur pas një ndërprerjeje dy-mujore për Kupën e Botës 2026, dhe rikthimi në aksion ka përfshirë debutimet e disa prej emrave më të mëdhenj që kanë mbërritur në Shtetet e Bashkuara në javët e fundit.
Myrto Uzuni tregoi edhe njëherë cilësitë e tij prej bomber, teksa arriti të shënonte golin e dytë, në suksesin e Austin 3-2 në shtëpi ndaj Seatle. Në minutën e 86 pas një aksioni të gjatë me shumë pasime, Torres do të servirte një top të saktë dhe Uzuni brenda zone nuk do të falte. Ky ishte goli i 6 sezonal për bomberin berates me fanellën e teksanëve.
Robert Levandovski debutoi për Çikago Fire duke qëndruar në fushë për një orë në humbjen 3-2 ndaj Inter Majemi, duke mos mundur të gjente rrjetën. Vendasit, të privuar nga Lionel Mesi, siguruan fitoren, ku protagonist u bë Luis Suarez falë një dopiete.
Antuan Grizman vodhi shfaqjen, duke qenë ylli kryesor në fitoren shkatërruese 4-0 të Orlando Siti kundër San Jose Earthquakes. Sulmuesi francez, i cili mbërriti si transferim i lire nga Atletiko Madrid e nisi ndeshjen si titullar dhe debutoi me gol. Në minutën e 48-të, duke marrë topin në zonë, ai kaloi një kundërshtar dhe e mposhti portierin me një gjuajtje të saktë me të majtën duke kontribuar në fitoren e ekipit nga Florida.
