Kreu i PD Sali Berisha në një konferencë për mediat deklaroi se opozita nuk do të heqë dorë nga protesta.
Megjithatë ai u shpreh se fillimisht angazhimi do të jetë te referendumi për votëbesimin e kryetarit dhe te Kuvendi Kombëtar. Ndërsa paralajmëroi se ditët e para të qershorit do të jetë edhe kryengritja e radhës.
‘Në mënyrë më të fuqishme do vijohet me protesta. Por kemi referendumin për votëbesimin e kryetarit dhe Kuvendi Kombëtar. Dhe këto janë procese që kërkojnë punë. Ndaj ditët më të para të qershorit do të jetë kryengritja më e fuqishme që ka njohur Shqipëria”, tha ai.
