SHBA-të kanë rënë dakord të pezullojnë sanksionet mbi naftën iraniane gjatë negociatave me Teheranin, raportoi agjencia e lajmeve Tasnim , duke cituar një burim pranë ekipit negociator iranian.
Sipas raportimeve, ndryshe nga propozimet e mëparshme, SHBA-të kanë rënë dakord në ofertën e tyre të re për të pezulluar sanksionet e naftës kundër Iranit për kohëzgjatjen e bisedimeve.
Teherani, nga ana e tij, këmbëngul në heqjen e të gjitha sanksioneve, ndërsa Uashingtoni është i gatshëm të heqë dorë nga sanksionet e Thesarit të SHBA-së vetëm derisa të arrihet një marrëveshje përfundimtare.
