Mesfushori i Spanjës, Fermín López humbet Botërorin. Barcelona njoftoi të hënën se 23-vjeçari do t’i nënshtrohet një operacioni për të trajtuar dëmtimin e pësuar në përballjen ndaj Betisit të dielën.
Katalanasit nuk dhanë një datë të saktë për rikuperimin e lojtarit, por sipas raportimeve, ai nuk pritet të jetë gati për Botërorin që nis muajin e ardhshëm. Spanja do ta luajë ndeshjen debutuese ndaj Cape Verde më 15 qershor në Atlanta.
Fermín López ishte pjesë e kombëtares së Spanjës që fitoi UEFA Euro 2024, si dhe e ekipit U-23 që fitoi medaljen e artë në 2024 Summer Olympics.
