Pasi u zyrtarizua si trajner i Chelseat, Xabi Alonso tha fjalët e para në krye të kësaj skuadre. Ai tha se për të është privilegj dhe të njëjtën kohë, përgjegjësi, fakti që do udhëheqë Chelsea.
“Chelsea është një nga klubet më të mëdha në futbollin botëror dhe më mbush me krenari të madhe të bëhem menaxher i këtij klubi të madh. Nga bisedat e mia me grupin e pronarëve dhe udhëheqjen sportive, është e qartë se ndajmë të njëjtën ambicie. Duam të ndërtojmë një ekip të aftë për të garuar vazhdimisht në nivelin më të lartë dhe për të luftuar për trofe.
Ka talent të madh në skuadër dhe potencial të madh në këtë klub futbolli dhe do të jetë nder i madh për mua ta udhëheq atë. Tani fokusi është në punë të palodhur, ndërtimin e kulturës së duhur dhe fitimin e trofeve”.
