Sulmuesi Adeyemi, këtë pasdite, tha fjalët e para si sulmues i Barcelonës.

“Do të më duhet të mësoj spanjishten, por nuk besoj se do ta kem të vështirë, sepse gjuhët më shkojnë mirë.

“Lojtari më i mirë që kam parë ndonjëherë është Messi. Për mua ka qenë gjithmonë Messi. Gjithashtu ishte kënaqësi të shihje Ronaldinhon në fushë, si dhe shumë futbollistë të tjerë të mëdhenj që kanë veshur fanellën e Barcelonës.”

Adeyemi foli edhe për bashkëpunimin që pret të krijojë me talentin e ri të skuadrës, Lamine Yamal.

“Nuk e njoh ende personalisht, por në fushë ai flet me paraqitjet e tij. Është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe i ka të gjitha cilësitë për të luajtur futboll në nivelin më të lartë. Besoj se mund të kemi një lidhje shumë të mirë në fushë. Ai shënon gola, driblon dhe krijon shumë raste për shokët e skuadrës. Unë jam një lojtar që futet nga prapa dhe përfiton nga pasimet e bashkëlojtarëve, ndaj mendoj se mund të funksionojmë shumë mirë së bashku. Dua të krijoj një lidhje të fortë me të dhe me gjithë ekipin.”

Në fund, 24-vjeçari tregoi edhe reagimin e tij kur mori vesh për interesimin e Barcelonës.

“Nuk mund ta besoja, sepse e di që sezoni im i fundit nuk ishte më i miri. Jam shumë mirënjohës për këtë mundësi. Hansi Flick ishte një nga arsyet kryesore pse vendosa të vij këtu. Ai më tha se më donte në ekip, por se duhej të jepja maksimumin. Kjo më bëri shumë përshtypje dhe është një nder i madh të jem pjesë e Barcelonës.”

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb