Kristjan Asllani është në radarin e Sasuolos. Klubi i Seria A e shikon lojtarin e Kombëtares shqiptare si alternativën e duhur për të përforcuar mesfushën.
Asllani i përket aktualisht Interit, që po pret ofertën e duhur. Shifra që kërkohet është rreth 10 milionë euro.
Sa i përket Sasuolos janë në një moment delikat. “Sky Sport” që tregon se profile i Asllanit është opsion, shton edhe detaje nga klubi i Seria A.
Drejtori sportiv Françesko Palmieri është i gatshëm të lëvizë në merkato. Dëmtimi i rëndë i Ismael Kone dhe largimi i mundshëm i Kristian Thorstvedt e shtyjnë për të gjetur një tjetër mesfushor.
Asllani aktualisht ndodhet me Interin në Gjermani. Aty ku po zhvillohet faza përgatitore.
