Jasir Asani, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, ka folur së fundmi për të ardhmen e tij. Ai shprehet se është bisedime me presidentin e Esteghal për të marrë një vendim, teksa ofertat nga Spanja nuk mungojnë.
“Kam edhe një vit në kontratë me Esteghal dhe do të shohim se cila do të jetë situata më e mirë për mua. Për një futbollist nuk është shumë e lehtë të rrijë shumë muaj pushim dhe kur s’ke as ndeshje as stërvitje është pak e vështirë. Tani për tani po flasim me presidentin të shohim zgjedhjen e duhur që do të bëjmë.
Gazetari: Në Spanjë, në La Liga apo në ligën e dytë?
Po, në La Liga. Kam patur edhe më përpara, nga Las Palmas që e kam thënë dhe prapë kam komunikim me ta, por momenti që besoj se po e them për herë të parë është Getafe. Ka kontaktuar direkt me menaxherin tim. Po u qetësua situata e kisha menduar dy herë nëse do lëviz nga Irani.
