Muriqi ka përfunduar në radarët e skuadrës turke të Galatasaray. Sulmuesi dardan, i cili ka treguar formë të mirë në La Liga me Mallorcën, shihet si një profil që i përshtatet stilit të lojës së Galatës për shkak të forcës fizike dhe aftësisë në lojën në ajër.
Ende nuk ka një ofertë zyrtare, por mediat në Turqi raportojnë se bisedimet paraprake mund të nisin së shpejti. Rënia e mundshme nga kategoria e Mallorcas me siguri mund të ndihmojë në largimin e futbollistit.
Muriqi është golashënuesi i dytë më i mirë në La Liga, më mirë se ai ka bërë vetëm Mbappe. Për të, përveç Galatasaray ka disa skuadra të interesuara.
