Ky Botëror ka prodhuar jo pak surpriza, me disa nga skuadrat e mëdha që kanë zhgënjyer totalisht. Gazetari Ermal Toti, iu përgjigj pyetjeve të gazetares Trevisa Tufa, i ftuar në Botërori Amerikan.

Ermal, siç e kemi traditë, me të ftuarin special, zhvillojmë një bllok me pyetje shkurt. E para, ekipi që të ka bindur më shumë në këtë Botëror, kush të ka pëlqyer dhe kë sheh favorit për të triumfuar në finalen e madhe?

Sigurisht që mendoj që Franca. Kam përshtypjen se Franca do kalojë edhe Spanjën, pastaj aty mbaron me datën 19. Mbaron, siç mbaroi 4 vite më përpara.

Një garë me vetë është edhe gara për “Këpucën e Artë”, apo dhe gara për lojtarin më të mirë të këtij Botërori. Kë sheh favorit?

Ajo çka e ka ndihmuar Messin të bëjë deri tani, e vendos argjentinasin në “Pole Position” për të qënë ai. Në 2030-tën, ky rekord do thyhet nga Mbappe.

E fundit, blofi më i madh i këtij Botërori? Kush të ka zhgënjyer më shumë?

Gjermania nuk më zhgënjeu vetëm mua, por edhe shumë të të tjerëvve. Federata po përpiqet që të qetësojë “gjakrat” me afrimin e Klopp. Nga të tjerat që janë eleminuar, ndoshta Portugalia dhe Roberto Martinez.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb