Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sqaruar edhe një herë arsyet pse opozita bashkoi votat me mazhorancën në seancën e fundit plenare për miratimin e rezolutës mbi integrimin europian të Shqipërisë.
Berisha deklaroi se PD mbështet procesin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian, duke e konsideruar orientimin perëndimor të Shqipërisë si një çështje strategjike dhe gjeopolitike.
Sipas Berishës, vota e opozitës nuk kishte lidhje me mbështetjen ndaj qeverisë së Edi Rama, por me bindjen se Shqipëria duhet të mbetet pjesë e projektit europian.
“Gjeopolitika është forcë natyrale, nuk duam që ky vend të përfundojë në hapësira të tjera por të mbetet përjetësisht në hapësirën perëndimore dhe europiane. Ndaj kem,I eklaruar se përveç kriterit gjeopolitik nuk plotësohet asnjë kriter tjetër, por ne mbështesim integrimin.
E vërteta është që ylli i atij që është i pari u shua, ra në këmbët e Lubi Ballukut dhe Lindat e AKSHI-t dhe Surreit. Rama I cili mbahej si shembull frymëzues dhe opozita akuzohej se nuk ka axhendë integrimin, u pa se ç’përfaqësonte secili”, tha ai.
