Një sulm i armatosur ka ndodhur në qendrën islamike të San Diegos. Dy adoleshentë u futën të armatosur në xhami duke lënë të vrarë tre persona. Sipas dëshmitarëve në zonë, personat e armatosur qëlluan me të paktën 10 të shtëna.

Autorët u identifikuan, 17-vjeçari Kane Clark dhe 18-vjeçari Caleb Velasquez.

17-vjeçari Kane Clark ishte shkollën e mesme Madison dhe ishte një mundës i shquar, raportojnë mediat e huaja. Gjithashtu, raportohet se dy adoleshentët më pas u vetëvranë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb