Mbrojtësi me origjinë shqiptare, Adrian Bajrami, nuk do të jetë pjesë e Zvicrës në Botëror, pasi emri i tij mungon në listën e publikuar nga stafi teknik i helvetëve.
Futbollisti, i cili la kombëtaren e Shqipërisë për t’u bashkuar me Zvicrën, shpresonte se do merrte një ftesë por nuk ndodhi kështu, me trajnerin Murat Yakin që preferoi alternativa të tjera. Pjesë e listës janë shqiptarët Xhaka dhe Jashari.

