Ish-zv/drejtori i Burgjeve, Lefter Maliqi, ka ngritur alarmin për situatën në burgjet shqiptare, duke deklaruar se problematikat në sistem janë të ngjashme me ato në Policinë e Shtetit.
Sipas Maliqit, në institucionet e vuajtjes së dënimit futen drogë, telefona, armë të ftohta, si edhe ushqime e ilaçe të skaduara, ndërsa në disa raste punonjësit “mbyllin njërin sy” përballë sendeve të paligjshme.
“Krimi është e njëjta situatë si në polici edhe në sistemin e burgjeve. Burg i mirë është Recci, Berati dhe Fieri, dhe burgu i grave. 313 është një pjesë jashtë standardeve, sepse një pjesë është bërë e re.
Në burgje, futet drogë, nëpërmjet ushqimit, ushqim, armë të ftohta, ilaçe të skaduara, telefonë, ushqim ka pasur raste me miza, të skaduara, ka pasur edhe greva në disa burgje.
Nëse evidentohet se në ushqim është futur send i palejueshëm mbyllet edhe njëri sy për shembull.
Arma në Peqin nuk është futur nga ajri, por për mendimin tim ka ardhur nga persona të brendshëm. Që nga 2018 burgjet kanë një sistem monitorimi nga qendra në bazë”, tha ai.
